Futboll

Gjilani pëson humbjen më të thellë në kampionat

Drita ka pësuar humbjen më të thellë në këtë kampionat, duke u mposhtur në “Zahir Pajaziti” nga Llapi me rezultat 4:1. Ishte kjo loja më e dobët e të përzgjedhurve të Ardian Nuhiut, ekip që sivjet po zhgënjen si me lojë, ashtu edhe me rezultat.

Me të nisur ndeshje, menjëherë dush i ftohtë për Gjilanin. Pas një harkimi nga këndi dhe vendosjes jo të mirë të Armend Thaqit, qendërsulmuesi i Llapit Gnabri me kokë shënon nën duart e portierit Vokli Laroshi.

Që në minutën 20 Llapi erdhi në epërsi me rezultat 2:0 pas një goli të mrekullueshëm të Lulzim Pecit nga një pozitë ballore.

Gjilani pati rast të mirë të shënojë në minutën 25 nëpërmjet Aganspahiq, i cili është shërbyer nga Thaqi, por Çoriç e priti me këmbë gjuajtjen e tij.

Krejt në fund, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Arbnor Ramadani, ish- lojtar i Gjilanit realizoi për 3:0, por duke mos u gëzuar për golin e shënuar në shenjë respekti për ish-ekipin e tij.

Se nuk janë kërkah, mbrojtja e Gjilanit dëshmoi në minutën 49, kur pas një intervenimi të ngathtë lejuan që Gnabri nga afërsia të shënojë për 4:0.

Gjilani arriti të ngushtojë rezultatin në 1:4 në minutën 57, kur pas harkimit të Thaqit nga e djathta, Aganspahiq gjuajti me kokë dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së Llapit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like