Gjilan

Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit, i bashkuar për tejkalimin e motit me temperature të larta dhe mbrojtjen e qytetarëve

Gjilan, 4 gusht 2017 – Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, janë paraqitur drejtorët e drejtorive, Naser Korça, Ensar Kadriu, Muhamet Suliqi, të cilët fokus kryesor i kanë kushtuar tejkalimit të temperaturave të larta në bashkëpunim me të gjitha institucionet lokale dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast drejtori Naser Korça, ka rikujtuar edhe njëherë urdhëresën e kryetarit Lutfi Haziri, për kursimin maksimal të ujit të pijes dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që ti shmangen lëvizjeve gjatë mesditës për shkak që të nxehtit e lartë mund të shkaktoj përkeqësim të gjendjes shëndetësore të qytetarëve.

“Komuna e Gjilanit dhe Kosova është e përfshir në një mot me temperature shumë të larta. Andaj apelojmë tek qytetarët tanë që t’i përmbahen urdhëresës së kryetarit për kursim maksimal të ujit të pijes dhe i njëjti të mos përdoret për ujitje të trotuareve autolarje, kopshteve dhe aktivitete të kësaj natyre. Poashtu ju informojmë se jemi në inspektim të rregullt të keçpërdoruesve të mundshëm dhe nëse hasen në persona të tillë do të shqiptohen dënime të menjëhershme. Gjithashtu kryetari i Komunës së Gjilanit përmes Njësisë së Personelit ka lëshuar njoftimin për të gjithë zyrtarët në administratën komunale të cilët janë nën trajtimin e sëmundjeve kronike që të lirohen nga aktiviteti në detyrën zyrtare për këtë periudhë të nxehtit të madh”, ka thënë drejtori Korça.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe nga qytetarët e Komunës së Gjilanit që t’i shmangen ekspozimit të temperaturave të larta gjatë mesditës, sepse këto temperatura mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të tyre.

 

You Might Also Like