Gjilan

Riad Rashiti: Vendimi për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë nuk duhet të miratohet nesër nga Kuvendi Komunal i Gjilanit

Shkruan: Riad Rashiti
Vendimi për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë nuk duhet të miratohet nesër nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit ka propozuar që nesër Kuvendi Komunal të marrë vendim për krijimin e një deponie të mbeturinave inerte në fshatin Malishevë, në vendin e quajtur “Prrunishtë”, pa asnjë njoftim dhe pa asnjë konsultim publik me banorët e fshatit.
Ky lokacion është jetik për banorët e Malishevës, sepse në atë zonë furnizohet me ujë i gjithë fshati përmes dhjetëra puseve familjare, si dhe rrjeti i ujësjellësit që shërben për mbi 800 shtëpi të fshatit.
Ky propozim-vendim është skandaloz, i papranueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e banorëve të Malishevës, por edhe e shkatërron ambientin në pjesën më të bukur të fshatit. Si i tillë, ai do të kundërshtohet me të gjitha format demokratike dhe organizative.
Nesër, në seancën e Kuvendit Komunal, ne si PDK do ta kundërshtojmë fuqishëm miratimin e këtij vendimi dhe do të kërkojmë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe të gjitha subjekteve politike, që të mos lejojnë miratimin e një vendimi të padrejtë dhe të dëmshëm për banorët e Malishevës.

You Might Also Like