Sot, bashkë me ish-ministrin Ahmet Isufi dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Xhevat Bekteshi, vizituam ndërmarrjen prodhuese “Konsoni” të pronarit Agim Sahiti, e specializuar në prodhimin e pulave dhe vezëve.
Krenar me prodhues si Konsoni, që me mbi 80% gra të punësuara dëshmojnë se Gjilani ka potencial të madh për zhvillim ekonomik.
Do të angazhohemi për të mbështetur bizneset prodhuese, për të hapur vende të reja pune dhe për ta kthyer Gjilanin në qendër të prodhimit dhe eksportit në Lindje të Kosovës.