Të nderuar qytetarë të Gjilanit.
Dita e zgjdhjeve po afrohet e unë zotohem para jush se do të angazhohem që të jemi zëri i juaj në Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Do të angazhihem për sportin, ngase si anëtar i kryesisë së një klubi futbolli, kam pasur privilegjin të punojë për shumë vite me sportistë e me të rinjtë e komunës sonë, duke krijuar hapësira ku ata mund të zhvillojnë talentin, disiplinën dhe ndjenjën e bashkëpunimit. Sporti nuk është vetëm lojë – është një mjet i fuqishëm edukimi dhe integrimi shoqëror. Prandaj, kandidimi im për këshilltar komunal bazohet pikërisht në këtë përvojë dhe pasion për zhvillimin e sportit e të rinisë.
Zotohem se do të angazhohem për rritjen e investimeve në infrastrukturën sportive dhe rekreative në çdo lagje dhe fshat; mbështetje për klubet lokale sportive dhe kulturore që angazhojnë të rinjtë; isma edukative dhe trajnime për të rinjtë në fusha si udhëheqja, teknologjia, dhe sipërmarrja si dhe krijimin e bashkëpunimeve mes shkollave, klubeve sportive dhe institucioneve për nxitjen e një jete aktive dhe të shëndetshme.
E ardhmja e komunës sonë qëndron te të rinjtë – dhe është detyra jonë që t’u krijojmë kushte për të ndërtuar një të ardhme më të mirë këtu, në vendin tonë.
Voto 113, Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit!
Voto nr. 20, Fatos Ramadanin për këshilltar komunal!