Sportet me dorë

KV DRITA – MESHKUJT RIKTHEHET TEK FITORET PAS BEFASISË SË MESJAVËS

———
Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro e shtatë
 Skënderbeu 0:3 Drita
 Setet: 13:25, 20:25, 20:25
Pas humbjes surprizuese në mesjavë ndaj Golden Eagle Therandës, Drita është rikthyer fuqishëm te fitoret, duke triumfuar bindshëm si mysafire ndaj Skënderbeut.
Gjilanasit dominuan në të gjitha segmentet e lojës, duke kontrolluar ritmin dhe pa e vënë në dyshim asnjëherë rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Drita vazhdon të mbetet ndër pretendentet kryesore për titull, duke e ruajtur hapin me kreun e tabelës, ndërsa Skënderbeu pëson humbjen e tretë, por me ambicie që të mbetet në kreun e tabelës.

You Might Also Like