Futboll

Ermal Sadiku pjesë e kombëtares Kosova U20 

Ermal Sadiku është në mesin e të përzgjedhurve për të qenë pjesë e ekipit kombëtar U20 të Kosovës.
Mesfushori i skuadrës tonë ka patur madje minuta në duelin kontrollues të cilin dardanët e fituan ndaj Katarit (5:1).
Ndeshja e dytë miqësore mes Kosovës U20 dhe Katarit U20 do të zhvillohet pas tre ditësh, po në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim në orën 13:00.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Sadikut dhe gjithë futbollistëve të ekipit në ndeshjen e radhës.

You Might Also Like