Sportet luftarake

Shkëlqimi i sivjetmë i Klubit të Xhudos Gjilani

Klubi i Xhudos Gjilani suksesshëm po e mbyll vitin kalendarik 2025, duke arritur që nga të gjitha turnetë ku mori pjesë të kthehet me medalje dhe duke lënë përshtypje të mrekullueshme.

Kështu, ku klub vetëm gjatë këtij viti mori pjesë në dhjetë turne rajonale, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme, ngase në gjoksin e këtyre xhudistëve të mrekullueshëm shkëlqyen 15 medalje të arta, 25 të argjendta dhe 43 të bronzta. Në këto suksese pa dyshim se duhet veçuar xhudisten Isra Halimi, e cili klubit i solli pesë medalje të arta nga garat ndërkombëtare.

Këto medalje janë dëshmi e këtyre xhudistëve, që udhëhiqen nga kryetrajneri Ibrahim Hasani dhe pa mëdyshje se pjesë e këtyre sukseseve është edhe kryesia e klubit me në krye Esat Selimin, kryetar.

“krejt këto suksese janë simbol i punës së ndershme, i respektit dhe karakterit që po formohet çdo ditë në tatami. Po rriten kampionë, jo vetëm në sport, por edhe në jetë”, thekson kryetrajneri Ibrahim Hasani. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like