FC Drita ka shënuar fitore të vlefshme në ndeshjen e xhiros së mbetur ndaj Prishtinës.
Me këtë ndeshje ka rënë perdja e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në Futboll dhe FC Drita me fitore shkon në pushimin e merituar pas luftës në tri fronte në Superligë, në Europa Conference League dhe në Kupën e Kosovës.
Bardh e kaltrit e Gjilanit I kanë dominuar bardh e kaltërit e Prishtinës, kurse kanë mjaftuar dy minuta për t’ia humbur çdo shpresë kryeqytetasve në këtë ndeshje.
Pas një mbizotërimi në fushë, Drita për herë të parë ka shënuar në minutën 25, kur nga një gjuajtje dënimi nga e djathta, Besnik Krasniqi ka harkuar në brendi, ku nga prapa Jorgo Pëllumbi është shkëputur me kokë dhe ka shënuar në portën e Prishtinës.
Gëzimi ndër “Intelektualë” po vazhdonte kur në aksionin vijues, sërish nga e djathta dhe sërish ka harkuar B. Krasniqi, kurse në brendi ishte futur mbrojtësi I majtë Raddy Ovouka, I cili me kokë dërgoi topin mu në mesin e portës për 2:0.
Drita diti të ruajë epërsinë e krijuar, duke mos I lejuar mysafirët nga Prishtinë që në asnjë mënyrë të mos I rrezikojnë, derisa në minutën 68, Drita pati rast shumë të mirë nëpërmjet Dabiqajt, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri Gjokaj./kryelajmi.com/.





