KV Drita – Femrat vazhdon me vendosmëri ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës ndërkombëtar.
Fjala është për lojtaren kanadeze 𝗕𝗶𝗮𝗺𝗯𝗮 𝗞𝗮𝗯𝗲𝗻𝗴𝗲𝗹𝗲, e cila sjell në Gjilan një kombinim të vlefshëm përvoje dhe cilësie, pas aktivizimit të saj në volejbollin universitar amerikan (SHBA) si dhe në Superligën e Francës.
𝗕𝗶𝗮𝗺𝗯𝗮 𝗞𝗮𝗯𝗲𝗻𝗴𝗲𝗹𝗲 është një lojtare me potencial të lartë, prezencë fizike, disiplinë taktike dhe mentalitet garues, e gatshme të kontribuojë maksimalisht për objektivat e klubit.
Presidenti i klubit, 𝗜𝗱𝗿𝗶𝘇 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮, po vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe të balancuar, duke sjellë përforcime cilësore me eksperiencë ndërkombëtare, me synim të qartë: ta rikthejë KV Dritën aty ku e ka vendin.
🔒Me afrimin e 𝗕𝗶𝗮𝗺𝗯𝗮 𝗞𝗮𝗯𝗲𝗻𝗴𝗲𝗹𝗲, KV Drita tregon edhe një herë se nuk ndërton për pjesëmarrje, por për stabilitet, konkurrencë dhe fitore në çdo ndeshje.





