Gjilan

Hyseni: Vazhdojmë përmbushjen e zotimeve për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë

Hyseni: Vazhdojmë përmbushjen e zotimeve për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë

Qytetarë e Komunës së Gjilanit, të cilët nuk kanë banesë e shtëpi të vetën dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike, do të kenë mbështetje financiare në pagesën e qirasë nga komuna.

Kryetari Alban Hyseni, tha se Komuna e Gjilanit vazhdon të përmbushë zotimet e saj për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë.

Ai tregoi se ka nisur aplikimi për programin e banimit, subvencionim i qirasë, një hap konkret drejt mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë banesë në pronësi dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

Afati për aplikim është deri më 30 janar 2026.

You Might Also Like