Futboll

Dritës apo Prishtinës kujt do t’i takojë Superkupa

Stinori pranveror në futbollin kosovar do të nisë me duelin e Superkupës së Kosovës, ku në finalen e madhe takohen Prishtina dhe Drita.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me kampionin në fuqi Dritën në Antalya.
Kjo sfidë do të luhet sërish në Antalya, ku dy klubet kosovare po qëndrojnë për fazën përgatitore në qytetin bregdetar turk.
Dueli mes dy gjigantëve të futbollit kosovarë do të filloj nga ora 12:30 me kohën tonë lokale.
Sfida e sotme mes Prishtinës dhe Dritës është e treta këtë edicion, teksa dy skuadrat janë përballur dy herë në kampionat, ku sfida e parë në kryeqytet përfundoi baras 2-2 derisa në Gjilan triumfoi Drita me rezultat 2-0.

You Might Also Like