Futboll

Ish-lojtari i Hamburger SV te SC Gjilani

Valmir Nafiu (HSV) Fussball, Hamburger SV, Trainingslager Stegersbach / Oesterreich, Testspiel, SK Puntigamer Sturm Graz - Hamburger SV 0:2

Ish-lojtari i shumë klubeve evropiane dhe atyre Ballkanike, Valmir Nafiu do të jetë pjesë e SC Gjilanit, shkruan kryelajmi.com.

Nafiu, lojtar i lindur në vitin 1994, pra 29 vjeçar është i lindur në Tetovë dhe ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Shkëndija e Tetovës, Basel U21, Hamburger SV (Gjermani), APOEL Nicosia (Qipro), Skënderbeu (Shqipëri), Renova (Maqedoni e Veriut) dhe Kosice (Sllovaki).

Valmir Nafiu është i gjatë 175 centimetra dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë. Nafiu pritet të jetë një përforcim i madh për Gjilanin që po riorganizohet, kurse klubi kuq e bardhë nga Gjilani deri më tashti ka arritur të marrë vetëm një pikë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like