Dy net radhazi në Teatrin e Gjilanit ju presin dy shfaqje që flasin me njëra-tjetrën: “E Vërteta” dhe “Gënjeshtra” të regjisorëve Agon Myftari dhe Ekrem Sopi.
Të hënën dhe të martën, nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy komedi inteligjente që lëvizin mes së vërtetës dhe mashtrimit, duke zbuluar sa e brishtë është kurfiri mes tyre. Të ngjashme në temë, por të ndryshme në qasje, këto dy shfaqje krijojnë një lojë fantastike situatash, sekretesh dhe marrëdhëniesh njerëzore.
Ju ftojmë t’i ndiqni të dyja shfaqjet, sepse vetëm duke i parë njëra pas tjetrës zbulohet plotësisht loja ironike që Zeller ndërton mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
📍 Teatri i Gjilanit
🗓 E hënë & e martë | 20 dhe 21 prill
🕗 Ora 20:00
Shfaqje që ju bëjnë të qeshni dhe njëkohësisht të dyshoni në gjithçka që dëgjoni.
Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n’Teatrin e Gjilanit.
Ju mirëpresim ❤️




