Futbollisti kroat Edi Basha bëhet lojtari I parë I huaj që ka luajtur 100 ndeshje për Gjilanin. Në ndeshjen ndaj FC Prishtinës në mbrëmjen e të shtunës, Edi Basha pati ndeshjen jubilare, andaj FC Gjilani atij I ka dhuruar fanellën me numër 100 në shenjë kujtimi.
Edi Basha 32-vjeçar, I lindur në Pulë të Kroacisë luan në rolin e sulmuesit të djathtë dhe te Gjilani kishte ardhur në vitin 2023. Ai më herët kishte luajtur në Kroaci për Rovinjin, Istrën, Jadranin e Cibalian, në Bosnjë e Hercegovinë kishte luajtur për Zhelzniqarin e Shiroki Bregun , në Slloveni për Koprin, në Gerqi për Ast. Vlachioti, në Maqedoni për Borecin, në Shqipëri për Kukësin dhe prej aty kishte kaluar në Kosovë, duke u bërë pjesë e SC Gjilani. /kryelajmi.com/.





