Ia dolën të fitojnë Kupën e Kosovës në Volejboll për Femra, porn ë kampionat u ndalën në gjysmëfinale të “play-offit”, duke pësuar nga KV Ferizaj.
Megjithatë, në KV Drita tashmë e kanë harruar këtë humbje dhe po mendojnë për kampionatin e ri, që nis në vjeshtë. Hapi i parë që ka bërë ekipi që udhëhiqet nga kryetrajneri Lorik Ilazi ishte vazhdimi i kontratës me njërën nga lojtaret më të mira vendore, Dhurata Sylejmanin.
“Confiremd 2026/2027”, ky është postimi i KV Drita, duke konfirmuar se Dhurata Sylejmani edhe për një vit mbetet te ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, duke paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm do të luftohet për trofe. /kryelajmi.com/.






