KULTURA

Vazhdojnë aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”.

Pas mbajtjes së turneut në futboll të vogël “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, mbrëmjen e 1 majit u ndezën “Flakadanët e Lirisë”, kushtuar 114 dëshmorëve të rënë në betejën heroike të Koshares.

Derisa është mbajtur edhe finalja e madhe “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”.

Kryetari i Komunës Alban Hyseni, tha se nën dritën e “Flakadanit të Lirisë” dhe në kujtim të heroit tonë Agim Ramadani, mbrëmë përjetuan një finale të jashtëzakonshme në kuadër të “Ditëve të Agimit”.

Sipas kreut të Gjilanit, ekipi Kenan Halimi tregoi lojë të shkëlqyer dhe u shpall kampion duke mposhtur PS Center me rezultatin 3:1!

“Urime të përzemërta fituesve dhe përgëzime organizatorëve për këtë super organizim”, tha kryetari Alban Hyseni.

Nga 1 maji manifestimi vazhdon me aktivitete tjera deri më 4 maj me ngjarje të shumta, përfshirë turneun tradicional në “Snooker” me 1,2,3 maj.

Pastaj një garë ndërkombëtare në karate më 3 maj, si dhe memorialin tradicional të peshkatarisë më 10 maj të organizuar nga SHPSR “Cormoran” në Gjilan në orën 08:00.

Më 2 maj në orën 14:00, mbahet aktiviteti poetik “Muza e Agimit”, ku poetë nga trojet shqiptare do të sjellin vargje kushtuar heroit Agim Ramadani, duke përforcuar dimensionin kulturor të këtij manifestimi.

Ndërsa me 3 maj, shënohet “Ditën e Shkollës” dhe ditëlindja e Agim Ramadanit.

Derisa në orë 16:00, mbahet tubimi qendror – “I këndojmë Agimit”.

You Might Also Like