Viti

Kryetari Haliti zhvillon takim me Kryetarin e Komunës së Wängi TG, Thomas Goldinger

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë ditës së dytë të qëndrimit ka vazhduar takimet me përfaqësues institucionalë dhe bashkatdhetarë.
Pasditen e së shtunës, Kryetari Haliti ka vizituar Komunën e Wängi TG, ku është pritur përzemërsisht nga Kryetari i kësaj komune, z. Thomas Goldinger, përfaqësues i Partisë Liberale (FDP).
Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me bashkëvendësin nga Stublla, z. Daniel Demaj, i cili është pjesë e FDP-së dhe shërben si këshilltar komunal tash e 9 vite.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Në vazhdim të vizitës, Kryetari Haliti vizitoi edhe Muzeun e Komunës, ku u prezantua ekspozita “Vernissage – Shkolla nëpër periudha”, e cila paraqet zhvillimin e arsimit ndër vite.A.Zuka

You Might Also Like