Në kuadër të orientimit në karrierë, nxënës semimaturantë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Selami Hallaqi”, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre dhe këshilltarja për karrierë e kësa shkolle, Sadete Ramizi kanë vizituar Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku janë pritur nga zëvendësdrejtori Agim Asllani dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi.

Nxënësit semimaturantë fillimisht kanë vizituar Palestrën e Sporteve, bibliotekën e shkollës, sallën e madhe të konferencave e debateve, klubin e robotikës, kabienetet e informatikës, biologjisë, fizikës e kimisë, ku nga mësimdhënësit që ishin në proces mësimore Shqipe Bllaca dhe Islam Zuzaku si dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi janë njoftuar me punën që bëhet në këtë shkollë, programet që ofrohen dhe dijeninë që marrin nxënësit për të vazhduar tutje në studime.

Para tyre ka folur edhe zëvendësdrejtori Agim Asllani, i cili i ka njoftuar me mënyrën e organizimit të mësimit në këtë vatër të arsimit që mbanë emrin e shkencëtarit të shquar dr. Xhavit Ahmeti.
Nxënësit semimaturantë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Selami Hallaqi” janë ndarë të kënaqur me prezantimet dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar mësimet në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.




