ARSIMI

Mbahen kurse falas për maturantët e Gjilanit, si përgatitje për Testin e Maturës

Për herë të parë Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe, po organizojnë kurse falas për maturantët e Gjilanit, si përgatitje për Testin e Maturës 2026, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregon se pas përfundimit të afatit të aplikimit, kursi do të fillojë më 10-19 qershor.
“Maturantëve tanë u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre drejt rezultateve sa më të mira”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like