Futboll

Kryetari i LRFGJ-së dhe anëtari i KE të FFK-së, Armend Misini, uron FC Dritën për titullin kampion

Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit (LRFGJ) dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Armend Misini, ka uruar skuadrën e FC Dritës pas triumfit të tyre në kampionat.

“Uroj FC Dritën për titullin kampion. Ka qenë një stinor me shumë suksese për bardhekaltërit, duke u kurorëzuar në fund me titull. Uroj presidentët e klubit Flamur Bunjakun e Valon Murselin, bashkë me trajnerin, stafin e gjithë lojtarët. Ju uroj suksese të mëdha në garat evropiane”, ka thënë Misini në urimin e tij.

Kujtojmë se skuadra e FC Dritës është shpallur kampion për herën e pestë në historinë e klubit, duke konfirmuar dominimin dhe formën e shkëlqyer gjatë këtij edicioni garues.

You Might Also Like