Te ndryshme

AAK “foleja” e mërgimtarve në Gjermani

AAK “foleja” e mërgimtarve në Gjermani

Dega e AAK-së në Gjermani me kryetarin e saj, Ukë Blakaj nuk kanë të ndalur së punuari. Ata sëbashku me shumë aktivistë të këtij subjekti politik, po kordinohen për krijimin e degëve e nëndegve të kësaj partie e cila është bërë fole e mërgimtarve në shtetin e Gjermanisë.

Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, sëbashku me kryetarin e AAK-së për Bayern, Selim Hotin , nënkryetarin Mehmet Klinaku, dhe anëtarët e kryesisë së kësaj dege, Besnik Pangjaj, Ramadan Gashi, Fatmir Qufaj,,Fatlind Malaj, Besim Zejnaj, sot në një tryezë të rrumbullakët kanë diskutuar gjerë e gjatë për zgjerimin e mëtutjeshëm të subjektit politik AAK-së në Gjermani dhe krijimin
e degëve e nëndegëve të reja, pasiqë cdo ditë e më shumë ka kërkesa nga mërgimtarët që të jenë pjesë e këtij subjekti politik.

Në këtë diskutim ishin edhe musafirë nderi nënkryetari i LAPSH për Bavari, Armend Ismajli dhe menaxheri i financave të LAPSH për Bavari, Xhymshit Tafa.

Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj ka falenderuar degën e AAK-së të Bavarisë për punën dhe angazhimin e pa ndalur në zgjerimin, rritjen e fuqizimin e AAK-së në shtetin e Gjermanisë.

Pas takimeve frytdhënse ekspedita e ketij takimi kanë vizituar kompaninë prestigjioze “Kroni GmbH” të cilin e drejton afaristi i suksesshëm Ilmi Mustafa, i cili është njëri ndër afaristët më të suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë si njiherit edhe anëtar i kryesisë së AAK-së për Gjermani.

You Might Also Like