Dje, në oborrin e shkollës në Zarbicë u shtrua iftar për banoret e Zarbicës dhe Malësisë së Bujanocit kudo që janë me banim.
Nismëtarë dhe donatorë të këtij iftari ishin vëllezërit Bujar e Visar Maliqinga Zarbica, por pati edhe donatorë të tjerë dhe kontribuues që ndihmuan dhe u angazhuan në organizimin e këtij iftari, ku numri i pjesëmarrësve në këtë iftar kaloj mbi 300 mysafirë.
Duhet kujtuar se iftari ishte një organizim më masovik dhe tepër madhështor, deri më tani.
Iftari përveç tjerash, pati edhe një mesazh dhe simbolik, se kështu, po vazhdon të ruhet dhe mbahet praktika për të mbajtur gjallë Zarbicën dhe Malësinë përmes organizimeve të ndryshme.
Këto organizime, vazhdojnë të mbajnë të lidhur emicionalisht me vendlindjen banorët e kësaj ane.
Duhet shprehur mirënjohje dhe falënderim më të sinqertë për organizimin e iftarit në Zarbicë.
Zoti i shpërbleftë gjithë donatorët dhe kontribuuesit për këtë iftar.
Rexhep Hasani