Muzikë

Adela Tahiri me këngën “Be yourself” fituese e Festivalit të këngës për Fëmijë “LYRA”

Mbrëmë në Gjilan, në vigjilie të Ditës Ndërkomëtare të Fëmijëve, u mbajt edicioni i 9-të i Festivalit të këngës për Fëmijë “LYRA” Gjilan. U prezantuan 22 këngë – premierë të cilat i interpretuan fëmijët nga treva të ndryshme të vendit tonë. Këngët u shoqëruan edhe nga koristët e “Lyrës” nën udhëheqjen e profesoreshës Albina dhe moderim të artistit Gjilanas- Fatmir Spahiu.

Drejtori i festivalit z. Kushtrim Jakupi theksoi se edhe përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet stafi organizativ, festivali vazhdon traditën dhe vitin e ardhshëm feston 10 vjetorin e themelimit dhe funksionimit si Festival i Parë i Këngës për fëmijë në Anamoravë. “LYRA” mledh shumë fëmijë të talentuar jo vetëm Gjilanas por edhe nga qytete të ndyshme nga mbarë vendi por edhe pjesmërrës të cilët enkas nga Diaspora udhëtuan për pjesmarrje. Gjithashtu këtë vit u vequa edhe një përgatitje e veçant skenike e cila i dha shkëlqimin e vërtetë Festivalit.

Pas performancës së pikave konkurruese por edhe musafirëve të tjerë, juria profesionale e përbërë nga kompozitori Sami Piraj dhe profesoreshës Nizaqete Gagica shpallën fituese solisten Adela Tahiri me këngën “Be yourself”. Çmimin e dytë e ndanë Dea Berisha me këngën “Jenny in the bottle” dhe Agzim Gashi “Ariu Mal, shoku im”, kurse , çmimin e tretë gjithashtu e ndanë dy solistë, Tuana Ismajli “Ora” dhe Bora Shurdhani “Lazdrani”. Çmimi special i Festivalit “Lyra” iu nda solistes së talentuar Ilda Nuhiu “S’dua të flas!”. Kurse solistja më e mirë u shpall Triola Jakupi dhe solisti më i mirë Amar Maliqi. Gjithashtu u ndanë edhe shumë shpërblime tjera të cilat vlerësuan të gjithë pjesmarrësit. Në këtë drejtim, organizatori ndau edhe Çmimi tradicional “Kompozitori LYRA” i cili kësaj rradhe i takoi kompozitorit Shefqet Hoxha. Çmimin e ndau në mënyrë simbolike kompozitori Gjilanas z. Isa jakupi kurse çmimet tjera drejtoresha e Kulturës znj. Shpresa Hajdari.

Festivali u mbyll me interpretimin e këngës fituese

You Might Also Like