Sportet me dorë

Afaristi Nexhat Aliu ndihmon KV Dritën me pajisje sportive

Dashamirët dhe përkrahësit e KV DRITA Femrat
Dashamiri i njohur i sportit në Gjilan z.Nexhat Aliu ka vazhduar të përkrah sportin Gjilanas e tani edhe kampionin e Kosovës, KV Drita.
Pronari i firmës së njohur Climaterm nga Gjilani dhe miku i sportit z.Nexhat Aliu, ka qenë njeriu kryesor në ndihmën e afruar për KV Drita, e cila nuk do të jetë e fundit.
Ndihma në pajisje sportive pikërishtë me topa për ushtrime dhe ndeshje për KV Drita tani për këtë vitë është realizuar.
Falë z.Nexhat Aliu, në të ardhmen KV Drita do të përkrahhet prap me nevojën më se të rëndësishme topat të mjaftueshëm për ushtrime dhe ndeshje.
KV Drita e falënderon z.Nexhat Aliu dhe Climaterm, për gadishmërinë për bashkëpunim.

You Might Also Like