OPINION

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës inerte dhe e pa interesuar ndaj bisedave Kosovë – Serbi

Shkruan: Nijazi Musmurati

Bisedimet apo dialigu që po zhvillohet në mes Kosovës dhe Serbisë si duket dalëngadalë po i afrohet fundit.
Akademisë sonë të Shkencave dhe Arteve fare nuk është duke iu ndier zëri ose sikur nuk i intereson aspak zhvillimi i ngjarjeve që janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë në mes Kosovës dhe Serbisë. Ku janë dhe çka janë duke bërë këta njerëz me tituj akademikë? A takohen apo mbajnë ndonjëher ndonjë tryezë, debat, analizë se si të dilet nga ky hendek apo kjo gjendje në të cilën ndodhet Kosova?
A e bisedojnë në mes vete apo analizojnë shkuarje vajtjet e kryeministrit të Kosovës në Bruksel? A mendojnë të takojnë ndonjëher Kryeministrin e vendit e të njoftohen për gjendjen dhe të japin idetë, opinionet, mendimet dhe alternativat e tyre si akademikë për të dalë sa më suksesshëm në këtë dialog aspak të lehtë? A ju intereson se deri ku ka arritur çështja e dialogut etj. apo janë vetëm spektatorë se çka po ndodhë sikur te zhvillohej një ndeshje futbolli. Kësaj i thonë mjerim!
Akademia e shkencave dhe arteve Serbisë dhe kisha hegjemoniste serbe i qëndrojnë pas Vuçiqit, pra kryetari serb flet me gjuhën e tyre.
Zhvillimet apo më mirë të themi debatet politike që po ndodhin në Parlamentin e Kosovës lidhur me dialogun, nuk i ngjajnë aspak një dialogu të mirëfillt në mes partive politike pjesëmarrëse në kuvend.
Interpelanca e kryeministrit Albin Kurti që kishte kërkuar LDK-ës në kuvend nuk i përngjante aspak një debati të arsyeshëm dhe konstruktiv për t’i bashkërënduar detyrat apo çështjet e përbashkëta karshi dialogut, por ishte një debat akuzash dhe sharjesh ndaj kryeministrit të vendit e jo për t’i shkëmbyer idetë dhe mendimet dhe për të marë përgjegjësi të përbashkëta dhe për të dalë sa më i fuqishëm kryeministri karshi dialogut me Serbinë.
Seanca e fundit e kuvendit tregoi haptas se në ç’far niveli të përgaditjes janë deputetet e popullit. Në vend që të debatohej shtruar dhe mënqur për situatën, ata meren me kryeministrin duke e quajtur frikacak, tradhëtar, i padijshëm e çka jo tjetër.
Nuk është kryeministri i vendit frikacak, as tradhëtar as i padijshëm. Kryeministri ka nevojë për përkrahje, këshilla, udhëzime të përbashkëta dhe marje vendimesh të përbashkëta.
Kushdoqoftë kryeministër në këtë moment historik për vendin duhet përkrahur, udhëzuar dhe ndihmuar fuqishëm nga të gjithë.
Secili në mundësinë e vet duhet të jap kontributin dhe diturinë e tij sado të vogël në të mirë të vendit.
Në këto momente dramatike për vendin të gjitha partitë politike, e gjithë shoqëria civile, të gjitha shoqatat, të gjithë intelektualët, i gjithë populli të jap kontributin që të arrijmë më të mirën e mundshme.
Bashkësia ndërkombëtare po shprehet se kompromiset janë të dhimbshme për të dy palët. Për këtë arësye lypset uniteti dhe qëndrimi i përbashkët, marja e vendimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta.
Të mendojmë mirë, urt dhe mënqur dhe të veprojmë arësyeshëm se bashkësia ndërkombltare nuk ka kohë të meret përherë me çështjen tonë.

You Might Also Like