Libri

MË VJEN SI PULËBABARDHË

Avdush Canaj
MË VJEN SI PULËBABARDHË
Nëna ime s’kishte shkollë
asnjë ditë,
ishte kohë e robërisë,
kur bënte oja me mëqik
këndonte vargje
nga “Lahuta e Malcis”!
Kishte zë ylberor nënëmira ime,
bilbileshë në maj!
Pëllumbat i zbrisnin në sup,
dëgjonin me mua këngën e saj.
Lulet kudo çelnin, hapnin petalet!
Kënga merrte krahë,
këndonte kopshti,
fushat,
malet…
E pyeta një ditë në përqafim:
– Ku e ke mësuar këtë këngë të bukur
kur s’di shkrim-lexim?!
I qeshën sytë e kaltër si dy kroje:
Nga babai im. Babai im.
-Ti më ke thënë çiltërisht,
ai firmoste me gisht.
– Me gisht, po diellin e shihte larg,
i pari,
lahutën e mësoi nga gjyshi i vet,
lahutari.
Kaherë nëna ka shkuar tek yjet,
atje kujdeset për lulet,
i përkdhelë me dorë!
Kur malli krahët shtrinë,
më vjen si pulëbardhë
me atë zë të ëmbël, hyjnor!
E shtunë, 22 shkurt 2020.

You Might Also Like