Aktorët e Teatrit të Gjilanit, të pakënaqur me zhvillimet që po i përcjellin tash e sa kohë sërish kanë paralajmëruar protestë para selisë së kryetarit të komunës.
Pas zgjedhjes së ansamblit rezident dhe zotimeve se tashti aktorët do të futen në sistemin e pagave, u duk se u gjet zgjidhja, por duket se punët nuk po rrjedhin si duhet, andaj edhe është paralajmëruar protestë për këtë të mërkurë me fillim në ora 12.
Janë tri problematika që është thirrur protesta si statusi i pazgjidhur i Teatrit, ndërhyrjet politike në zgjedhjen e drejtorit gjeneral si dhe vonesa e pagave për aktorët rezidentë të teatrit./Kryelajmi/.