Muzikë

AKV Gjilani shkëlqeu në Bullgari

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i vendit të -I-rë , ne Festivalin e te rinjve Ballkanik ,,SANDANSKI 2017″BULLGARI

Ne këtë festival ndërkombëtar Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur me këngë e valle tradicionale shqiptare.

Festivali i te rinjve Ballkanik i cili mbahet ne Sandanski-Bullgari, është një festival multi kulturor ku marrin pjese shume grupe te gjitha zhanreve te muzikës dhe valëzimit, ne kategorinë e tradicionales Ansambli ynë zuri vendin e pare ne këtë gare , ku pjesëmarrës ishin te gjitha shtetet Ballkanike.

Me angazhimin maksimal te anëtarëve te këtij Ansambli dhe me punën e palodhshme te stafit udhëheqës , me mbështetjen e koreografes Arta Paspali , arritëm qe te triumfojmë sikur edhe ne shume festivale dhe evenimente tjera.

Këto ngjarje kulturore janë te mirëseardhura për rinin tone ne veçanti por dhe rinin e gjithë Ballkanin ne përgjithësi, sepse bëjnë qe te rinjtë tanë te shoqërohen me moshataret e tyre, te njoftohen me kulturat e ndryshme ne Ballkan dhe me gjere.

Vlen te theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit ,,GJILANI” ne këtë festival është mbështetur pjesërisht nga zyra e kryetarit te Komunës se Gjilanit Z.Lutfi Haziri,dhe i falënderohemi me këtë rast,njëkohësisht i bëjmë thirrje institucioneve qe te shtohet vëmendja dhe mbështetja e Ansamblit ,GJILANI” por dhe kulturës ne përgjithësi, sepse vullneti i te rinjve po zbehet për ti ruajtur dhe kultivuar vlerat tona kulturore.

You Might Also Like