Gjilan

Rast i mirë për të reflektuar si shtet e si shoqëri

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një rast i mirë për të reflektuar si shtet e si shoqëri për të krijuar një ambient të barabartë për të gjithë.
Ata përballen përditshëm me shumë sfida për shkak se ne nuk arrijmë t’i kuptojmë sa duhet e t’ia krijojmë kushtet për një jetë të qetë e pa telashe.
Duhet ta ndajmë kujdesin e dashurinë, mbështetjen e respektin për secilin e pavarësisht me çka jemi të sprovuar në jetë. Si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për të mos paragjykuar askënd në asnjë moment e për asgjë. Jemi bashkë në të mirë e me sfida!

You Might Also Like