ZGJEDHJET 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mobilizohet në Gjermani për zgjedhjet parlamentare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon mobilizimin e saj në diasporë në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt. Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, i cili është edhe kandidat për deputet me numër 37, po angazhohet maksimalisht për fuqizimin e këtij subjekti politik në Gjermani.

Gjatë një takimi me anëtarët e strukturave të degës së AAK-së në Landin e Hessenit, kryetari Blakaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithëve për të arritur rezultate të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë takim, të kryesuar nga kryetari i degës së Hessenit, Basri Ismajli, Blakaj u shpreh:

“Sot takova anëtarët e strukturave të degës së AAK-së në Landin e Hessenit dhe i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre. Fuqizimi i Aleancës është rezultat i përkushtimit të secilit prej jush, dhe së bashku do të arrijmë suksese të mëdha.

” Mobilizimi i diasporës, veçanërisht në Gjermani, është një element kyç në strategjinë e AAK-së për zgjedhjet parlamentare, duke synuar të përfshijë sa më shumë qytetarë në mbështetje të programit të saj politik.

You Might Also Like