Futboll

Alirifa: Patëm një pakujdesi në mbrojtje dhe Gjilani realizoi

Pas humbjes 0:1 nga Gjilani, kryetrajneri i Malishevës Alirifa ka theksuar:

“E kemi ditur se kemi kundërshtar të rrezikshëm. Në pjesën e parë nuk konkretizuam rastet që patëm, ndërsa në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime. Por, paralajmëruam lojtarët se Gjilani luan me topa të gjatë në krah dhe krijojnë raste. Patëm një pakujdesi në mbrojtje dhe Gjilani realizoi. Veliu është kthyer nga spitali, e ka hundën e thyer. Na penalizoi lëndimi i tij, e më pas shkoi keq gjithçka”, përfundoi Alirifa.

You Might Also Like