Futboll

Vavalis: I deshëm tri pikë, jam i pakënaqur

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis pas barazimit 1:1 me Fushë Kosovën ka thënë pas ndeshjes se nuk është i kënaqur, pasi luajtën për tre pikët.

“Nuk jam i kënaqur sigurisht sepse erdhëm për pikët e plota. Shënuam por edhe pranuam gol. Jemi munduar të luajmë nga krahët për ta gjetur Blerim Krasniqin. Nuk e shoh problem që Blerimi ta prekë topin pesë ose gjashtë herë, por duhet të jemi më kreativ nga krahët dhe mesi i fushës, e pastaj Blerimi duhet ta kryejë punën e të shënojë. Jemi munduar të krijojmë hapësira, por Fushë Kosova pas minutës së 60-të u mbyll dhe ishte problem. Është vetëm ndeshja e katërt dhe edhe po të fitonim, do të kërkonim pikët e plota ndaj Prishtinës”, ka thënë Vavalis pas ndeshjes.

You Might Also Like