Futboll

Mezani: Do të shkojmë hap pas hapi

Pas fitores 1:0 ndaj Malishevës, kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka deklaruar:

“Kundërshtari na vuri në vështirësi por dua t’u bëj komplimente çunave që luftuan deri në fund. Është fitore e merituar për shkak të tyre. Kemi filluar me përgatitje me vonesë. Por, do të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, do t’i marrim ndeshjet një nga një, në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi skuadra është duke u ndërtuar. Do të shkojmë hap pas hapi”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.

You Might Also Like