Gjilan, 11 korrik 2024
Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan si rezultat i veprimeve operative hetimore, me datën 11.07.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin G.E. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti me datën 06.05.2024 rreth orës 18:20 në qytetin e Gjilanit pas një konflikti fizik dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor. I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore.