I vogël ishte Teatri i Qytetit të Gjilanit për t’i zënë gjithë të interesuarit për të përcjellë programin Fashion Show Kids të organizuar nga BABY CENTER MELANDI dhe shkollës së vallëzimit modern Dancing house. Programi ishte i pasur me Sfilatë mode, vallëzim modern dhe valle popullore.
Pjesëmarrja e Earta Gjinollit dhe Demush Sejdiut e madhështoi programin dhe kënaqi të pranishmit që nuk kishin vende për t’u ulur. Ishte kënaqësi e pa përshkruar t’i shohësh fëmijët – modelet e ardhshëm duke sfiluar dhe duke vallëzuar. Koloriti i veshjeve që ata bartnin vërtetë ishte pranverë me shumë lule, e për këtë kolorit ishte përkujdesur BABY CENTER MELANDI me një finesë deri në detalin më të vogël që dëshmoi se kanë një përvojë shumë të madhe në zbukurimin e fëmijëve tanë. Muhamed Sadriu