Gjilan

Artizanët e Gjilanit, Shkupit e Kumanovës, prezantojnë punimet më të mira

Gjilan, 13 dhjetor 2019 – Është hapur sot në Gjilan, panairi “Punimet artizanale përtej kufijve, ku punimet e tyre i kanë prezantuar artizanët e këtij regjioni, përkatësisht, Gjilanit, Kamenicës e Parteshit, sikurse edhe Shkupit dhe Kumanovës.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, i ka përgëzuar artizanët për punimet e tyre të mira, ndërkaq ka shprehur mirënjohje të thellë për Komisionin Europian për mbështetjen e këtij projekti.

“Ky është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe urojë që t’i shërbejë të gjithë artizanëve dhe klientëve që janë të interesuar që t’i kenë këto punime pranë vetit. Si Komunë e Gjilanit, kryetari Haziri dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, vazhdimisht kemi qenë në mbështetje të artizanëve. Ju urojë shumë suksese”, ka thënë Kurteshi Emini.

Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC, tha se falë angazhimit, motivimit dhe interesimit, u bë e mundur organizimi i këtij panairi, me punimet më të mira të artizanëve.

“Ky program, forcon lidhjen dhe bashkëpunimin mes artizatëve të regjionit të Gjilanit, Shkupit dhe Kumanovës. Ne kemi krijuar mundësinë që artizanët të takohen mes veti, përmes trajnimeve të përbashkëta, me synimin që të avazncohen kapacitet jo vetëm të prodhimit, por edhe shtijes e bendimit”, ka thënë Kaloshi.

Në këtë ngjarje u bë lansimi edhe i platformës për shitjen e produkteve online Craftart4you.

Në fund, u ndan mirënjohje për të gjithë artizanët për suksesin e treguar.

You Might Also Like