Futboll

Atdhetar Latifaj është rikthyer te KF Kika

Atdhetar Latifaj është rikthyer sërish në shtëpinë e tij. Mesfushori nga Hogoshti ka ‘firmosur’ me skuadrën e Kikës për gjashtë muajt e ardhshëm, duke u bërë përforcimi i parë i ‘bardhekaltërve’ në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin për zyrtarizimin e tij e ka bërë edhe faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.

“Mesfushori Atdhetar Latifaj, edhe zyrtarisht është pjesë e klubit tonë.

Atdhetari pritet t’i japë kaulitet dhe siguri më të madhe mesfushës tonë për sezonin pranveror.

Latifaj ka qenë edhe më herët pjesë e klubit tonë dhe është një lojtar me kualitet të lartë”.

ZYRTARE: ATDHETAR LATIFAJ KTHEHET NË KF KIKAMESFUSHORI ATDHETAR LATIFAJ, EDHE ZYRTARISHT ËSHTË PJESË E KLUBIT…

POSTED BY KF KIKA ON MONDAY, JANUARY 13, 2020

Kika, edicionin vjeshtor në Ligën e Dytë e kishte mbyllur në pozitën e pare me 35 pikë, njësoi si skuadra nga Prizreni, A&N.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like