Gjilan

Bajram Hasani caktohet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

 

Bajram Hasani caktohet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së AAK-së është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan

Gazeta “Epoka e re” merr vesh se këtë detyrë Hasani e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qindorë të kësaj partie në Prishtinë.

Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.

E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.

You Might Also Like