Rikthehen emocionet e futbollit kosovar. Kampionati elitar do të zhvillojë në fundjavë ndeshjet e javës së gjashtëmbëdhjetë, derisa vëmendja kryesore e kësaj xhiro do të jetë në duelin Ballkani – Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com.
Të shtunën do të zhvillohet derbi tjetër ndërmjet Dritës dhe Llapit.
Po në ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera. Flamurtari e pret Feronikelin, ndërkohë Drenica i bën ‘konak’ Vushtrrisë.
Të dielen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin dhe Prishtina me Trepçën ’89.
Të dy këto ndeshje startojnë nga ora 14:00.
Gazeta SHESHI ka siguruar edhe orarin komplet të kësaj xhiro:
E premte 22 nëntor
Ballkani – Gjilani 13:00
E shtune 23 nentor
Drita – Llapi 13:00
Flamurtari – Feronikeli 13:00
Drenica – Vushtrria 13:00
E diel 24 nëntor
Ferizaj – Dukagjini 14:00
Prishtina – Trepça ‘89 14:00
/Gazeta Sheshi/