ARSIMI

Banorët e pakënaqur me riorganizimin e shkollave në komunën e Kamenicës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

 

Banorët e disa fshatrave të komunës së Kamenicës i kanë dërguar letër kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nëpërmjet të cilës ata e kanë njoftuar këtë institucion se në Komunën e Kamenicës 15 shkolla vazhdojë të mbetën të mbyllura si pasojë e reformave të bëra mbi riorganizimin e shkollave në këtë komunë.

Sipas Selver Lenjanit, kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë, këto shkolla numërojnë mbi 500 nxënës dhe këta nxënës nuk e kanë vijuar mësimin në gjysmë vjetorin e parë. Sipas tij, këtë shkolla që tashti janë ngelur bosh janë ndërtuar me punën dhe kontributin e qytetarëve, andaj sipas tij askush nuk guxon që 548 nxënës t’i lë jashtë bankave shkollore.

Lenjani thotë se kishin kërkuar nga të gjitha instancat më të larta të Kosovës që të ndikojnë te organet komunale dhe t’u mundësohet këtyre nxënësve vijimi i mësimit, por që sipas tij, as presidenti, as kryeministrat e njëpasnjëshëm nuk e kanë marrë parasysh këtë kërkesë, andaj tashti i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me shpresën që më 18 janar nxënësit do të kthehen në bankat shkollore, në shkollat të cilat i plotësojnë të gjitha kriteret.

« Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të na jap përgjigje urgjente në këtë çështje shumë të ndjeshme në mënyrë që t ;u kthejmë buzëqeshjen fëmijëve tanë », ka thënë Lenjani, që ka shtuar se banorët e kësaj ane sytë i kanë të kthyer kah kushtetuesja.

 

You Might Also Like