ARSIMI

Bekim Mustafa, drejtori më i mirë i nivelit të mesëm të lartë në organizimin e garave Nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa është përzgjedhur drejtori më i mirë i nivelit të mesëm të lartë në organizimin e garave Nacionale në dituri dhe kreativitet kulturor e mendim kritik.

Një mirënjohje të tillë drejtori Bekim Mustafa e ka marrë nga Rexhep Hoti, koordinator Nacional për Kulturë, Rini e Sport.

Të rikujtojmë se nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë ndër fituesit më të mëdhenj të garave në lëmi të ndryshme, jo vetëm në nivel lokal e rajonal, por edhe në nivel vendi.

Gjithashtu, falë organizimit shumë të mirë dhe menaxhimit të mirë, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka bërë emër në Kosovë, ngase në gara të dijes, në ato sportive dhe në aktivitete të tjera gjithmonë kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme.

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është përfitues i shumë projekteve, falë projekteve që janë bërë nga udhëheqësia e shkollës dhe sukseset e nxënësve, kurse edhe në përfundim të periudhës së parë, nxënësit e këtij gjimnazi kanë arritur rezultate të mëdha në mësim.

You Might Also Like