Futboll

Blend Krasniqi dhe Blinor Jakupi pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës U19

Kombëtarja e Kosovës në futsall U-19 ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian, të cilat zhvillohen në Porto të Portugalisë nga data 22 deri më 27 Mars.
Kosova do të jetë përballë Portugalisë, Bjellorusisë dhe Sllovakisë.
Pjesë e të ftuarve janë edhe dy futbollistët e ekipit tonë, Blend Krasniqi dhe Blinor Jakupi, të cilët kanë shfaqur potencialin e tyre që kanë dhe gatishmërinë për ta përfaqësuar fanellën ‘dardane’.
Duke i uruar shumë suksese Krasniqit dhe Jakupit, po ashtu i urojmë suksese edhe gjithë futbollistëve të tjerë të përfaqësueses së Kosovës në këtë kampanjë.

You Might Also Like