SC Gjilani do të shfrytëzojë pushimin shkaku i lojërave të Reprezentacionit të Kosovës, për të zhvilluar edhe një miqësore, kësaj radhe ndaj Bashkimit të Kumanovës.
SC Gjilani, ditë më parë kishte zhvilluar një miqësore ndaj Malishevës, të cilën e kishte mposhtur me rezultat 3:1, derisa Bashkimi i Kumanovës kishte luajtur miqësore me Dritën, me të cilën barazoi 1:1.
Bashkimi i Kumanovës sërish do të jetë mysafirë në Gjilan, por kësaj radhe ndaj SC Gjilanit, kurse ndeshka do të zhvillohet ditën e diele me fillim në ora 16, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan./kryelajmi.com/.




