Futboll

Dallku: Meritum më shumë

Pas takimit, trajneri Armend Dallku komentoi takimin dhe përgëzoi Gjilanin:

“Meritum më shumë, por për pak sa nuk humbëm edhe këtë pikë. Dëshira e të gjithëve ishte që të jepnim gol.

“Më gëzon fakti që lojtarët po e kryejnë detyrën sikurse edhe jemi pajtuar. Nuk e kemi lënë që të rrezikojmë shumë, neve na mbetet punë për të bërë. Me një angazhim të tillë, mund të dalim nga fundi i tabelës”.

“Më pengon fakti që jemi pezulluar disa herë nga penalltitë këtë sezon, për një shtyrje të vogël për një prekje të vogël, jemi duke u penalizuar. Loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë”, tha Dallku për Art Sport.

You Might Also Like