Futboll

Euron Sylejmani, e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar

Ai sapo ka mbushur 14 vjet dhe qysh tashti shihet si e ardhmja e futbollit gjilanas dhe atij kosovar. Euron Sylejmani, futbollist i lindur më 2005 furishëm po hynë në futbollin tonë, duke shkëlqyer nga dita në ditë. Ai futbollin e kishte në zemër qysh kur ishte shumë i ri. Duke ndjekur hapat e babait të tij, Blerim Sylejmanit, dikur futbollist i njohur gjilanas e tashti pedagog universitar i Kulturës Fizike dhe Sportit, Euroni qysh në moshën 6- vjeçare kishte nisur të stërvit në Shkollën e Futbollit Shkëndija në Gjilan, nën përkujdesjen e trajnerëve Veton Xhemajli e Selim Muja. Euroni aty luajti deri në stinorin 2016/2017, kur me klubin e tij arriti të shpallet kampion në kategorinë e fatosëve. Prej aty, ai kaloi në Drita FC, duke luajtur në klubin bardhë e kaltër për dy vite dhe duke qenë ndër lojtarët më cilësorë në mesfushë.

Përfundimisht, Euron Sylejmani këtë vjeshtë kaloi në FC Gjilani dhe doli të jetë ndër përforcimet më të qëlluara të ekipit kuq e bardhë, ngase pos vendit të titullarit në ekip, Euroni deri më tashti në nëntë ndeshje sa ka zhvilluar ka realizuar po aq gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

Ky lojtar tejet i mirë shquhet me afinitete të shumta, ka gjuajtje të fuqishme nga largësia ku i paraqet rrezik qdo kundërshtari, ndryshe njihet si mesfushor me tipare ofanzive dhe defanzive, ka një vizion të qartë në lojë e përcjell situatën dhe për herë i gatshëm në duel me kundërshtarin.

Euron Sylejmani njëherit është edhe lojtarë titullar edhe në Reprezentacionin e Grupit të Gjilanit, kurse ëndrra e tij është të jetë pjesë e përfaqësueses dhe ta përfaqësoj Kosovën në gara nacionale dhe ndërkombëtare.

“Shumë me dëshirë do t’a vishja petkun e përfaqësueses së Kosovës dhe pëër këtë punoj çdo ditë me punë e përkushtim, kurse besoj se qëllimi i im do të bëhet realitet”, thotë Euron Sylejamni, i cili për të arriturat e gjertanishme nuk lë pa falënderuar se pari babin e tij, familjen dhe të gjithë trajnerët që deri tashti kanë punuar me të Veton Xhemajlin, Selim Mujën, Naser Bunjakun, Rabit Matoshin, Genc Sermaxhajn, Sadullah Ajetin, Premton Mujën

Edhe i falënderon Vetonin edhe Selimin, pastaj Naserin edhe Rabitin, Genc Sermaxhaj, Ardian Latifin, Sadullah Ajetin dhe Premton Mujen.

 

 

You Might Also Like