Gjilan

Debati online i kryetarit të komunës me qytetarë shtyhet për datën 14 korrik

Gjilan, 6 korrik 2020/ Për shkaqe objektive, takimi publik ‘online’ i kryetarit të Komunës së Gjilanit me qytetarë, i planifikuar për datën 9 korrik, shtyhet për 14 korrik 2020.

Në takimin (debatin) publik, i cili do të mbahet ‘online’ kryetari i Komunës, Lutfi Haziri do të prezantojë sukseset, të arriturat dhe sfidat e periudhës së parë të këtij viti.

Pra, për shkak të situatës së pandemisë, ky takim publik mbahet ‘online’ përmes platformës ZOOM.

Qytetarët mund të kyçen në komunikim të drejtpërdrejtë përmes ZOOM duke përdorur këtë link https://us02web.zoom.us/j/82134339711 dhe duke vendosur këtë numër identifikues (Meeting ID) në aplikacionin ZOOM: 821 3433 9711.

Për të pasur qasje në këtë platformë, qytetarët duhet ta kenë aplikacionin ZOOM në pajisjet e tyre. Në vijim janë listuar pajisjet përmes të cilave mund të kyçen në takim dhe hapat që duhet ndjekur për ta instaluar atë:

– Kompjuter, duke shkarkuar aplikacionin ZOOM përmes linkut në vijim https://zoom.us/client/latest/ZoomInstaller.exe dhe pastaj aplikacioni i shkarkuar të hapet për ta instaluar atë.

– Telefon me Android apo Apple iOS, duke hapur PLAY STORE/APP STORE dhe pastaj tek hapësira për kërkim (Search) të kërkohet aplikacioni “ZOOM Cloud Meetings”. Pasi të instalohet aplikacioni në telefonin tuaj, qasja në takim bëhet duke vendosur numrin identifikues të takimit: 821 3433 9711.

Pas prezantimit të shkurtër të punës së qeverisjes komunale, kryetari i Komunës do të jetë në dispozicion të qytetarëve për të bërë pyetje.

Organizimi i takimit “online” mbështetet nga projekti DEMOS në Prishtinë.

You Might Also Like