FC Drita është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në Futboll, ngase në ndeshjen e kthimit në ballafaqimin me KF Ramiz Sadikun e Prishtinës ka luajtur baras me rezultat 2:2.
Në pjesën e parë të ndeshjes nuk pati gola të shënuar dhe u duk se Drita po marshonte lehtë drejt finales, por në minutën 50, portieri i Dritës Leutrim Rexhepi shkaktoi penalti e nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Armend Misini, që realizoi për 1:0. Ndeshja u bë edhe më interesante në minutën 66, kur pas një kundërsulmi të shpejtë ka shënuar Granit Musa për rezultatin 2;0.
Pas golit të dytë të pranuar, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u desh që të fus në lojë disa lojtarë të përbërjes së parë.
Katër minuta pa përfunduar ndeshja, Drita hoqi të gjitha dilemat, pasi ngushtoi në 1:2 me një gol të shënuar nga Ardit Tahiri, i cili nuk e pati të vështirë që topin e dëbuar nga shtylla t’a fus në rrjetë.
Në kohën shtesë, Almir Kryeziu shënoi edhe një herë për Dritën dhe barazoi rezultatin në 2:2. Të rikujtojmë se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 3:0 për Dritën./kryelajmi.com/.