Futboll

Valon Murseli, president i Dritës i zhgënjyer nga lista e Kombëtares A dhe U21, asnjë futbollistë i Dritës

Jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares A dhe U21, për çudi nuk është asnjë futbollistë i Dritës

Si president i njërit prej klubeve më të mëdha në vend FC Drita, kam mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares së Kosovës A dhe ajo U21.

Drita ka qenë ndër ekipet më të mira sezonin e kaluar, ka pasur paraqitje fantastike në Evropë dhe është lider aktual i Superligës së Kosovës dhe nuk e ka asnjë futbollistë të ftuar në Kombëtaren A ose atë të U21.

Si president i klubit gjithmonë investojmë në futbollistë të rinj dhe të talentuar dhe mendoj se kemi disa emra që është dashur të ftohen nga Kombëtarja A ose ajo e 21 vjeçarëve.

Këtë shkrim po e bëj për t’i mbrojtur futbollistët e mi dhe për t’i përkrahur pasi mendoj se kanë merituar ftesë për ndeshjet që kanë bërë në garat evropiane dhe në këtë fillim sezoni.

Muharrem Jashari padyshim që ka qenë më i miri në Evropë dhe jo rastësisht kemi pasur pesë oferta për të nga klube evropiane, ndërsa ndeshjet e tij të jashtëzakonshme nuk vlerësohen nga askush në Federatë apo Përfaqësuese të Kosovës.

As tek grupmoshat e 21-vjeçarëve nuk kemi asnjë futbollist edhe pse Ardit Tahiri më parë ka qenë i ftuar rregullisht dhe luan te lideri i Superligës.

Kemi edhe futbollistë të tjerë që kanë merituar ftesën dhe jam vërtet shumë i zhgënjyer nga injorimi që i është bërë Dritës dhe futbollistëve të saj.

You Might Also Like