Sportet me dorë

Drita – Kastrioti ja si përfundoi kryendeshja e hendbollit

 

Drita dhe Kastrioti deri këtë të mërkurë kishin vetëm nga një humbje, nga Besa e Pejës dhe këtë mbrëmje ato u ndeshën ndërmjet vete.

Pas një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, më i mirë doli të jetë ekipi i Kastriotit, që ka ngadhënjyer me rezultat 25:28.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë tejet interesante, ku Drita ka aplikuar një mbrojtje të fortë dhe ka kufizuar Kastriotin në vetëm 13 gola, kurse ekipi gjilanas shënoi 14 herë. Portieri Arbër Sylejmani ka qenë në nivel të detyrës, andaj pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 14:13 për Dritën.

Më ndryshe ka qenë në pjesën e dytë të ndeshjes, ku ka ardhur në shprehje përvoja e ekipit ferizajas. Këtë periudhë të ndeshjes e ka fituar Kastrioti me rezultat 15:11 dhe ndeshja është mbyllur me rezultat 25:28.

You Might Also Like